ZYRTARE/ Shkëlqeu në Botëror, Manchester City transferon mbrojtësin

Tashmë është zyrtare, Josko Gvardiol është një lojtar i Manchester City. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez në rrjetet sociale.

Mbrojtësi kroat që shkëlqeu me Kroacinë në botëror por gjithashtu edhe me Leipzigun do provojë tani një aventurë të re në Premier League. 21 vjecari ka nënshkruar një kontratë 5-vjecare me ekipin e Guardiolës, ndërsa Manchester City pagoi 75 milionë paund për shërbimet e tij.