Te klubi i Serie A mendohet rikthimi i Donnarumma-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2023, 19:33
“Ndizet” sërish aksi Paris-Torino. Teksa Juventusi dhe PSG prej javësh janë në bisedime intensive për Dusan Vlahovic, një tjetër lajm i bujshëm vjen nga Italia.
Sipas asaj që shkruan eksperti i merkatos, Alfredo Pedulla, te bardhezinjtë nga Torino ka lindur një ide e çmendur. Bëhet fjalë për sondazh të hapur nga Juventus për të sjellë në skuadër portierin e kampionëve të Francës, Gigio Donnarumma (Ka luajtur më parë për Milanin).
Trajneri i PSG, Luis Enrique llogarit në shërbimet e portierit të njohur për sezonin që po vjen, por nëse drejtuesit do i afronin një tjetër “gardian” cilësor, largimi i Donnarummas nuk do ishte ndonjë problem i madh.
Gjithsesi, për momentin, gjithçka është në kuadrin e një ideje.


