ZYRTARE/ Rivali i Tiranës në turin e dytë të Conferencë League transferon lojtarin e Milanit

Besiktasi ka zyrtarizuar transferimin e Ante Rebic nga Milani. Rivalët e Tiranës në turin e dytë kualifikues në Conference League kanë paguar 2 milionë euro për shërbimet e sulmuesit kroat.

Rebic prej kohësh nuk ishte në planet e Piolit, duke u lënë jashtë fazës përgatitore të Milanit. Lajmin për transferimin e Rebic e konfirmoi vetë klubi i Besiktas në rrjetet sociale.

Rebic për Milanin në 4 vite shënoi 29 gola dhe dha 17 asiste në 123 paraqitje. Besiktasi do luajë ndeshjen e kthimit për turin e dytë kualifikues në Conference League ndaj Tiranës, pasi sfidën e parë në Turqi e fitoi 3-1.