Sulmuesi i Napolit nuk joshet nga paratë, refuzon ofertën e majme nga klubi arab

Është një nga më të kërkuarit në merkato, por mesa duket Victor Osimhen nuk joshet nga paratë. Sipas asaj që raportojnë mediat, sulmuesi nigerian ka refuzuar një ofertë të majmë nga klubi arab Al Hilal prej 60 milionë euro në sezon.

Napoli do përfitonte 140 milionë euro, por si klubi italian ashtu edhe Osimhen e kanë refuzuar ofertën. Në kampionatin arab kanë shkuar shumë lojtarë të njohur të joshur edhe nga ofertat e majme, por mesa duket Osimhen do të qëndrojë në Europë.

Sulmuesi i Napolit kërkohet nga shumë ekipe europiane.