Trajneri i Chelsea, Pochetino i lumtur me Brojën por lë pezull të ardhmen e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2023, 17:23
Armando Broja qëndroi në Londër për tu riaftësuar nga dëmtimi, dhe nuk udhëtoi me Chelsean për fazën përgatitore. Ndërkohë trajneri Mauricio Pochetino është ndalur dhe ka folur për sulmuesin shqiptar duke e vlerësuar dhe njëkohësisht duke lënë pezull të ardhmen e tij.
Pochetino theksoi se me kthimin në Londër do të bëjë një analizë të detajuar dhe deri në fund të merkatos së verës do të marrë një vendim për Brojën. "Jam shumë i lumtur që kemi lojtarë të talentuar si Broja apo dhe Mason, që janë duke u rikuperuar.
Ne duhet të analizojmë në javët në vazhdim deri në mbyllje të merkatos dhe të marrim vendimin më të mirë për skuadrën", tha trajneri i Chelsea, Pochetino.

