Armando Broja në “radarin” e West Ham por “Çekanët” duhet të shesin Scamacca-n
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2023, 13:09
West Ham synon Armando Brojën por për të afruar sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, duhet të largojë italianin Gianluca Scamacca.
Bomberi kuqezi mund të mos qëndrojë edhe për shumë kohë nën urdhrat e trajnerit Maurizio Pocchettino pasi momentalisht po stërvitet në Cobham, larg ekipit të parë që ka udhëtuar në SHBA për turneun veror.
Në këtë garë, Broja është bashkë me sulmuesin e Milanit, Divock Origi, i cili e ka mbyllur ciklin me kuqezinjtë.
“The Hammers” do të hidhen në sulm vetëm pasi Scamacca të largohet përfundimisht nga Londra pasi ai nuk bindi në sezonin e parë me fanellën e West Ham.
