Itali-Turqi, kandidatura favorite për organizimin e Euro 2032

Euro 2032 mund të shkojë në Itali që bashkë me Turqinë janë dy vendet që kanë marrë përsipër organizimin e kompeticionit më të rëndësishëm kontinental.

Federata Italiane dhe ajo turke kanë nisur një letër të përbashkët në UEFA më kandidaturën që për momentin nuk ka asnjë rival.

Sipas mediave në vendin fqinjë, nëse nuk do të ketë surpriza të momenteve të fundit, atëherë kjo do të jetë edhe kandidatura fituese e Kupës së Europës që do të luhet pas 10 vjetësh.

Kandidatura fituese do të shpallet nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në darën 10 tetor të këtij viti.