Asambleja e PS-së: Ikën Gjiknuri, në vendin e tij vjen Çuçi. Blendi Klosi, sekretar i përgjithshëm
Damian Gjiknuri nuk do të jetë më Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe vendin e tij do ta zërë përkohësisht Blendi Klosi. Ky është një nga vendimet e marra në mbledhjen e Asamblesë.
Blendi Klosi do jetë Sekretar i Përgjithshëm i komanduar deri në muajin shtator, kohë, kur edhe pritet që Partia Socialiste të hyjë në zgjedhjet e brendshme.
Ndonëse zgjodhi të mos japë një deklaratë, Gjiknuri komentoi: "Më mirë do të bëhet.
Teksa Damian Gjiknuri mbetet pa asnjë post, emërimi i kreut të ri të grupit parlamentar, mund të quhet një rrokadë mes Bledi Çuçit dhe Taulant Ballës.
Teksa ky i fundit e zëvendësoi si ministër i Brendshëm, Çuçi do të jetë kreu i ri grupit parlamentar.
Megjithëse nuk pati ndryshime në qeveri, Orët para mbledhjes së asamblesë së partisë socialiste u shoqëruan jo me pak hamendësime për një gjë të tillë.
Emri I parë që doli për largim nga detyra ishte ai I ministres së financave delina ibrahimaj. Por me mbërritjen në ambientet ku u mblodhën deputet, kryetar të bashkive dhe zyrtarë të tjerë socialist edi rama e mohoi vetëm me një jo të prerë
Por dhe vetë Ibrahimaj i konsideron thashetheme vere duke shtuar se as ka dhënë dorëheqjen por qëndron në detyrë
"Nuk jam shkarkuar dhe as kam dhënë dorëheqjen, thashetheme vere!" tha ajo.
Teksa këtë të mërkurë, Rama ndau detyrat për partinë, sa i përket kabinetit qeveritar, pritet një takim informal në 28 dhe 29 korrik, në Tepelenë.


