PD zyrtare e mbetur pa vulë thërret mbledhje “urgjente” të Kryesisë së saj
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 25 Korrik 2023, 20:35
Partia Demokratike zyrtare, apo e njohur ndryshe si PD-ja e Lulzim Bashës ka thirrur një mbledhje urgjente të Kryesisë.
Ndërsa nuk dihen saktësisht mbi temat e diskutimit, në një njoftim të shkurtër thuhet se do të mbahet mbledhja e kryesisë per relatimin e vendimeve te Komisionit Zgjedhor.
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot, datë 25 korrik, ora 2q:00 në zyrat e PD, do të mbahet mbledhja e kryesisë per relatimin e vendimeve te Komisionit Zgjedhor. Faleminderit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për anëtarët e Kryesisë së saj.

