VULA/ Etika në PD e thërret në seancë, Bardhi: Do më shkarkojnë se nuk mendoj si Lulzim Basha
Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, i cili aspiron për të marrë vulën e Partisë Demokratikem i ka dërguar një shkresë Komisionit të Etikës së PD, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të Sekretarit të Përgjithshme, Gazment Bardhi i cili thirri të enjten mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Kryetarja e Komisionit, Flutura Açka, i ka dërguar një e-mail sekretarit të Përgjithshëm Bardhit dhe i kërkon atij që të jetë i pranishëm në seancë sot në mbrëmje në orën 19:00.
Në një konferencë urgjente për shtyp, vetë Bardhi deklaroi se:
“Duan të më shkarkojnë se nuk mendoj si Lulzim Basha”, tha ai.
Bardhi tha se Sekretari i Përgjithshëm i jep llogari vetëm Këshillit Kombëtar dhe thekson se ai do të mblidhet ditën e nesërme online.
Bardhi tha se Kryesia e PD ka zvogëluar listën e anëtarëve të PD nga 450 në 300 pa asnjë process statutor.
“Jam njohur me një kërkesë të komisionit të etikës, që nuk ekziston në PD, që do duhet të shkoj për të dhënë llogari për vendimet e mia. Llogari sekretari i përgjithshëm i jep vetëm këshillit kombëtar të PD që mblidhet nesër dhe ftoj çdo koleg të marrë pjesë në mbledhjen legjitime. Sekretari i përgjithshëm akuzohet në fletërrufenë e byrosë politike se po mbledh gjoja atë që pretendohet se është këshilli kombëtar në përbërje të së cilës ka formacione që kanë bërë fushatë elektorale.
Unë nuk i ndaj anëtarët e këshillit sipas qëndrimit që ata mbajtën pro ose kundër Bashës. Jam njohur dhe jam shqetësuar me një listë të bërë publike jashtë dijenisë të sekretarit të përgjithshëm, ku lista pa asnjë proces statutor, nga 450 anëtarë është zbritur në rreth 300 anëtarë. Pretendimi që kanë dhënë kolegët është se pjesa që është hequr nga lista kanë qenë të angazhuar në fushatë për një formacion tjetër politik”, tha Bardhi, ndërkohë që akuzoi Lulzim Bashën se po bën të njëjtat veprime si Sali Berisha.
“Qëndrimi im ka qenë i njëjtë 1 vit e gjysmë më parë kur Berisha ndoqi këtë rrugë dhe sot që Basha po ndjek të njëjtën rrugë. Mbledhja e Këshillit Kombëtar është kompetencë ekskluzivë e Sekretarit të Përgjithshëm. Meqë ka patur pretendime dhe për mbledhjen, dua t;iu kujtoj se PD s’ka lindur sot, por ka zhvilluar disa mbledhje online duke i kujtuar kolegëve edhe mbledhjen për miratimin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka asnjë rregull në statut, që mbledhja do të bëhet në sallën ku duan anëtarët e partisë.
Deklarata e kopjuar nga Berisha, akuzonte Sekretarin e Përgjithshëm se po bën manorva për t’’i shërbyer Berishës, Metës e Ramës. Se kush i shërben këtyre, opinioni publik mund ta shohë me fakte. Nëse do të bëja manovra do të mbylla sytë në këtë moment delikat ku disa me halle të vjetra kanë vendosur të hedhin në erë partinë me trakte të byrosë poilitike”, tha Bardhi.





