Mbledhja e Asamblesë Kombëtare, Rama mbërrin në selinë rozë
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.
Ai ka mohuar shkarkimin e ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, pak para mbledhjes së Asamblesë së PS.
Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tashmë është zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar, por edhe dorëzimi i mandatit nga ana e Taulant Ballës si kryetar i grupit parlamentar të PS-së për shkak të emërimit të tij në krye të Ministrisë së Brendshme, kreu i socialistëve ka thirrur sot Asamblenë Kombëtare të PS-së.
Ai do të zhvillojë me 27 dhe 28 korrik mbledhjen e përvitshme me ministrat, të raportimit për punën që kanë kryer gjatë këtyre tetë muajve.
Dhe kësaj here ajo do të mbahet në Tepelenë. Puna e çdo ministri do të analizohet pas ato të paraqesin mbi raportin mbi objektivat e arritura.

