Tkurrja e anëtarëve të PD, Bardhi: Damkë turpi mbi ata që duan ta shndërrojnë në parti private

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka thënë se përjashtimi i mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote është një damkë turpi për ata që duan ta shndërrojnë atë në parti private.

Në një reagim, pas deklaratës se Jemin Gjanës për tkurrjen e listës, Bardhi tha se PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet.

Sipas Bardhit, kjo është një rrugë e gabuar dhe nuk është garanci për të ardhme.

Reagimi i Gazment Bardhit:

PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet. Ka nevojë për të afruar anëtarë dhe jo për të përjashtuar. Akti i përjashtimit të mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote është një damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e PD për ta shndërruar atë në një parti private! Kjo është një rrugë e gabuar dhe nuk është garanci për të ardhmen. Është dëm me pasoja të rënda për PD nga sjellje të së shkuarës së saj.