A është shkarkuar Delina Ibrahimaj? Edhe Rama mohon lajmin: Jo!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2023, 18:13
Kryeministri Edi Rama ka mohuar shkarkimin e ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, pak para mbledhjes së Asamblesë së PS.
Gazetarja e Ora News Mola Luku deklaroi se kryeministri Rama i pyetur lidhur me këtë çështje është përgjigjur shkurt, vetëm me ‘Jo’, pa dhënë më tepër detaje.
Gjithashtu vetë ministrja Delina Ibrahimaj e pyetur nga gazetarët theksoi se as nuk është dorëhequr dhe se as nuk është shkarkuar.
“As nuk më kanë shkarkuar as nuk kam dhënë dorëheqjen, thashetheme vere” është shprehur ajo.
