Pseudo-zgjedhjet në PD për të rikthyer Bashën, Korreshi: Jam kundër një procesi fals që përçan demokratët

Pak ditë nga zgjedhjet për kryetarin e ri të saj, Partia Demokratike zyrtare është përfshirë në përçarje edhe më të madhe brenda radhës së saj.

Shkak është bërë kërkesa e 7 deputetëve të mbështetur më pas edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, për anullimin e zgjedhjeve përmes të cilave synohet rikthimi i Lulzim Bashës në krye të saj.

Për deputetin firmëtar të kësaj kërkese për të thirrur dhe Këshillin Kombëtar të PD-së, Saimir Korreshi, nuk duhet të lejohet që të mbahet ky proces.

“Jam kundër një procesi fals që përçan demokratët. Nga kjo situatë i vetmi që përfiton është Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar.

Dhe në këtë situatë në të cilën ndodhet PD-ja, askush nuk na merr seriozisht, pasi askush nuk negocion me humbësat”, u shpreh ndër të tjera, deputeti demokrat, Saimir Korreshi.