PD-ja e përçarë, Sula: Zgjidhja paskësh qenë shumë e thjeshtë, "tërheqje nga dorëheqja"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2023, 17:26
Deputeti i PD Dashnor Sula ka reaguar përmes një postimi për situatën politike në PD.
Sula shprehet se Lulzim Basha nuk ka pse konsumon energji duke nxjerrë ata demokratë që nuk ka përjashtuar nga listat që të votojnë, teksa i bën thirrje të heqë dorë nga dorëhqeja.
Postimi
"Sa e lehtë paska qenë!
-Në këto temperatura përvëluese, demokaratët nuk po e përballojnë dot përplasjen e re.
Por teksa lodhen me procedura dhe me nene statuti, zgjidhja paskësh qenë shumë e thjeshtë.
"Tërheqje nga dorëheqja".
-Lulzim Basha nuk ka pse konsumon energji në këtë fund korriku të nxehtë dhe të nxjerrë ata demokratë që nuk ka përjashtuar nga listat që të votojnë.
Basha të marrë shembull dhe të heqë dorë nga dorëheqja që ka dhënë rreth një vit më parë!"
