Mori 235 mijë lekë për të liruar një person që e kapi me drogë, SPAK dërgon për gjykim oficerin Sokol Sanameti
Ish oficeri i njesisë së antidrogës Sokol Canameti është marrë i pandehur nga spak. Dosja ndaj ish-policit është dërguar në gjykatë për akuzën Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Nga provat e mbledhura nga hetimet ka rezultuar Oficeri i policisë gjyqësore, duke shfrytëzuar funksionin e tij, me rol në procedurën e shoqërimit të një personi të dyshuar të kapur me lëndë narkotike, e duke qenë referues i veprës penale në prokurori, ka abuzuar duke ushtruar presion, se do ta arrestonte shtetasin E. Kuzari, nëse ai nuk do ti jepte shumën prej 2000 eurosh.
Sipas SPAK ai ka kërkuar që kjo shumë ti dorëzohej brenda ditës, duke vendosur dhe orar. Ai është takuar me babain E të akuzuarit, shtetasin F. Kuzari, i cili në kushte të vështira ekonomike, e kishte siguruar këtë shumë duke e marrë hua, tek të njohur të tij, dhe rreth orës 19.00 të datës 10.10.2022, ia ka dhënë këtë shumë oficerit të policisë gjyqësore në afërsi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Hetimet e këtij procedimi janë kryer nga oficerët e policisë gjyqësore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore dhe hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, nën drejtimin dhe kontrollin e prokurorit të posaçëm.
