Zjarret apokaliptike në Greqi, çfarë po bëhet me familjet shqiptare në zonat e prekura?

Ambasada shqiptare në Athinë ka ofruar ndihmë për shtetasit shqiptarë dhe banorët e tjerë vendas të cilët janë në rrezik si pasojë e zjarreve masive në Rodos dhe disa zona greke.

Ambasada njoftoi se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet për të ndihmuar në evakuuimin e banorëve të rrezikuar nga zjarret masive.

Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njoftoi se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë:

Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, në numrat e telefonit

➡ 0030-213 1510903 ➡ 0030-213 1510953;

Njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit

➡ 0030-210 3681730 ➡ 0030-210 3681259 ➡ 0030-210 3681350;

Ambasadën në Athinë në numrin e emergjencave 0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve dhe në adresën e email-it [email protected].

Në solidaritet me Greqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

Evakuimi i dy fshatrave të tjerë të Rodosit, Malonas dhe Massaris, u njoftua më herët nga Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, duke qenë se në afërsi të dy fshatrave ka rigjallërim të një fronti zjarri.