Pamje si në Kabul/ Shpërthejnë telat e energjisë elektrike në Sarandë, qytetarët në panik
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 25 Korrik 2023, 13:04
Probleme me rrjetin elektrik ka pasur në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth 20 minuta më parë.
Shpërthime dhe shkëndija elektrike ka patur në rrugën më të populluar të qytetit në qendër të tij. Në rrugë kishte shumë lëvizje në njerëz dhe mjete.
Zhurma e kërcitjes së telave në shtyllë që digjeshin ishte shumë e madhe dhe e frikshme.
Pas zjarrit në tela ato u këputën. Zjarrfikësja u ndodh menjëherë në vendngjarje ndërsa është treguar e kujdesshme për të ndërhyrë deri në ulje të automatit për të mos rënë në kontakt me energjinë.

