Grabitet një shtëpi në Laknas, autorët marrin 2 mln lekë dhe bizhuteri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2023, 10:00
Një vjedhje është regjistruar në një banesë në Laknas të Tiranës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi në lagjen “Lura”.
Tre persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 200 000 lekë të rinj dhe një varëse floriri, në banesën e një shtetaseje.
“Më datë 25.07.2023, në Laknas, në lagjen “Lura”, dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 200 000 lekë të rinj dhe një varëse floriri, në banesën e një shtetaseje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.
