EMRAT + FOTOT/ Kapen dy vëllezërit shqiptarë që vranë Albert Dedën në Itali. Mediat: Po arratiseshin në Shqipëri
Dalin emrat dhe foto e dy vëllezërve shqiptarë që vranë Albert Dedën në Itali.
Autoritetet italiane kanë arrestuar Ilmi Rakipaj 24 vjeç dhe Klinton Rakipaj 19 vjeç si autorë të dyshuar të ngjarjes ku u vra 24-vjeçari Albert Deda dhe u plagosën dy bashkatdhetarë të moshës 26 dhe 28 vjeç, raportojnë mediat e huaja.

Dy vëllezërit shqiptarë u arrestuan mbrëmjen e djeshme në autostradë në kryqëzimin Villesse, rreth 20 kilometra nga kufiri me Slloveninë.
Të rinjtë kishin veshur rroba të reja, ku disa prej tyre ende me etiketa të ngjitura të cilat dyshohet se janë vjedhur ose blerë me nxitim gjatë arratisjes dhe kishin plagë të vogla me thikë në duar, sipas të gjitha gjasave të shkaktuara gjatë sulmit.
Dy vrasësit e dyshuar, që banonin në të njëjtën ndërtesë ku jetonte viktima dhe të plagosurit dhe ku ndodhi krimi të dielën, për 20 km do hynin në Slloveni, por u bë e mundur kapja e tyre.
Sherri mes të rinjve filloi brenda një banese, e cila degjeneroi në agresion dhe kulmoi, me goditjen me thikë fatale të njërit prej personave të përfshirë. Hetimet po vazhdojnë ende për ngjarjen në fjalë.

Burimi: Padova Oggi.it




