VIDEO/ Momenti i frikshëm kur makina përplas në tokë gruan në Tiranë

 

Aksidentet rrugore në Shqipëri vijnë të jenë në shifra alarmante, duke shkaktuar një sërë viktimash dhe të dëmtuarish, të cilët kanë shpëtuar për mrekulli.

 

Kështu ka ndodhur edhe në një prej rrugëve të Tiranës, ku një grua përpiqet të kalojë rrugën, në fakt jo tek vijat e bardha.

Teksa përpiqej të kalonte një makinë e ka përplasur duke e hedhur në tokë.

Menjëherë ngjarja ka tërhequr vëmendjen e dëshmitarëve. Për fat të mirë këmbësorja është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka njoftuar së fundmi se do të gjobisë edhe të gjithë këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.