Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të Francës në vendin tonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2023, 12:42
Presidenti Bajram Begaj ka pritur sot ambasadoren e re të Francës në vendin tonë.
"Me paraqitjen e letrave kredenciale, Catherine Suard është zyrtarisht Ambasadorja e re e Francës në Shqipëri.
Jam i sigurt, se Ambasadorja Suard do të ketë një impakt pozitiv mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona."