Kujdes! Sot dita më e nxehtë e verës! Ja sa pritet të shkojnë temperaturat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2023, 07:16
Moti do të ketë diell dhe vranësira të pakta në relievet malore .
Temperaturat minimale do të luhaten 18-27 gradë , temperaturat maksimale parashikohen me rritje të lehta 37 -39°C në veri , 39-44°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur.