Hetimet ndaj Bamit, policia nuk gjen hard diskun e kamerave të sigurisë në shtëpi
Teksa Valter Bami pret përballjen me drejtësine në apel ku ka bërë kërkesë për lirim nga qelia me argumetin se nuk ka lidhje me ngjarjne e ndodhur në Larushk hetuesit janë të bindur mbi prezencen e tij në ngjarje.
Nisur edhe nga pretendimet se natën kur iu bë atentat Gentian Bejtjes dhe mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino ai ka qënë në banesë bashkë me nënë dhe fëmijët janë verifikuar kamerat e sigurisë së banesës në Nikël.
Por nga kontrolli është konstatur se nuk është gjetur hard disku për të cilën dyshohet se brenda saj ka pamje filmike. Sipas hetuesve, nuk provohet të paktën në këtë formë ajo çfarë ka pretenduar Bami.
Përveç kamerave hetusit kanë si qëllim gjetjen e amrës sportive për të cilën pretendohet se ai e ka me leje.
Mosgjetja e saj, krijon dyshime të arsyeshme sa i përket thënieve të të dyshuarit që akuzohet për armëmbajtje pa leje. Sipas avokatit të Valter Bamit, i dyshuari është i gatmshëm ti tregojë policisë mbi vendodhëjn e armës sportive.
Gjykata e shkallës së parë e ak lënë në burg pa afat Bamin me akuzën e armenmbajtjes pa leje.
Sipas dosjes kjo u akuzë ka të ëbëjë më disa gjurmë baruti në të cilën iu gjet në dorë Valter Bamit gjatë shoqërimit të tij në polici lidhur me vrasjën e Ramazan Sinos dhe plagojsjëne dy fëmije të mitur.
