SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn, njofton dhe INTERPOL

Ish zëvendëskreministri arben ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vendimi është marrë nga spak pas konstatimit të mungesës së tij në ambientet e kontrolluara gjatë këtyre ditëve. Për këtë mësohet se është njoftuar Interpol por edhe institucionet e tjera ligjzbatuese ndërkombëtare

Avokatët e ahmetaj kanë deklaruar më herët se ai gjendet në angli pranë vajzës. Ndërsa ish zëvendëskryeministri është shprehur përmes rrjeteve sociale se do të kthehet kur e vërteta të dalë në dritë duke kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me shpërdorim detyre dhe korrupsion në realizimin e tre koncesioneve të incinerrimit të mbetjeve në fier, elbasan dhe tiranë.

Në kontrollet e ushtruara spak ka bërë të ditur se ka gjetur laptop, celularë dhe usb që po i nënshtrohen ekspertizës për të verifikuar nëse kaën materiale që lidhen me incineratorët. Ndërsa më herët është gjetur dhe një telefon blackberry ku në dosjen e spak thuhet se janë gjetur biseda mes ahmetaj dhe mirel mërtirit aksioner i incineratorëve tashmë nën akuzë

Këtë të hënë në gjykatën e posaccme nuk u arrit të zhvillohej seanca gjyqësore, pasi avokatët nuk ishin të përgatitur për mbrojtjen. Seanca do të rinisë në shtator