"Mbajti" Rrogozhinën, Memolla: Mësuam nga gabimet, bëmë fushatë shtëpi më shtëpi
Edison Memolla i PS-së fitoi për të dytën herë zgjedhjet në bashkinë Rrogozhinë.
Ai tha se këto 2 muaj shërbyen si një reflektim për të mësuar nga gabimet që u bënë në 14 maj. Ai shprehet se zotimi i tij është kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar.
"Falenderoj popullin e Rrogozhinës, të majtë e të djathtë që më mbështetën masivisht, gjatë këtyre dy muajve kemi patur një mbështetje masive që më 14 maj nuk e kishim. Kishim mundësi të rikuperonim dhe të kërkonim ndjesë në ato gabime që bëmë.
Surpriza nuk kishte ne morëm mesazhin e 14 majit, për defektet që kishim dhe tani mësuam nga gabimet dhe në këto 2 muaj punuam fort. Kishim mundësi të rikuperonim dhe të kërkonim ndjesë. Rezultati tregoi që ja dolëm. Kjo tregon që programi ynë ka qënë më i mirë se programi i atij tjetrit.
Gjatë kësaj kohe ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi, ka qenë kjo gjë që ne na kanë ndikuar. Kanë qenë dy muaj punë intensive duke kërkuar dorën e bashkëpunimit për ta kthyer në punë. Zotimi im më i madh kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar. ”- tha Memolla.
