Fitoi për të dytën herë zgjedhjet, Memolla për Ora News: Morëm mesazhin e 14 majit, edhe të djathtët na mbështetën haptazi

Kandidati socialist Edison Memolla ka fituar për të dytën herë zgjedhhjet në Rrogozhinë.

Menjëherë pas daljes së rezultatit ai deklaroi për Ora News se ndihet falenderues për popullin e Rrogozhinës që e mbështeti masivisht këtë rradhë.

Ju jam mirënjohës të gjithë popullit të Rrogozhinës që më dha një mbështetje masive këtë rradhë, të majtë dhe të djathtë. Edhe të djathtët dolën haptazi dhe na mbështetën për programin në bashkinë Rrogozhinë.

Falenderoj çdo njësi administrative, ju jam mirënjohës të gjithë atyre për mbështetjen, të gjithë bashkëpuntorëve të mi dhe familjes sime pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur  popullit të Rrogozhinës që më dha një mbështetje masive këtë rradhë, të majtë dhe të djathtë.

Surpriza nuk mund të them, po ne morëm mesazhin e 14 majit me ato difekte dhe gabime që kishim dhe u munduam ti rikuperonin këto dy muaj," tha ai.