Rrogozhina i mbetet PS-së, Memolla mund për të dytën herë Hoxhën
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 24 Korrik 2023, 09:25
Kandidati i PS Edison Memolla ka fituar për të dytë herë garën për kryetar në bashkinë Rrogozhinë.
Memolla fitoi ndaj kandidatit të Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha me më shumë se 1752 vota diferencë.
Edison Memolla ka marrë 6658 vota
Shkëlqim Hoxha 4906 vota.
Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, dy kandidatët në garë, Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” ishin sërish përballë njëri-tjetrit për të parë se kush do të ishte qytetari i parë i Rrogozhinës.
Në zgjedhjet e 14 majit, në Rrogozhinë morën pjesë në votime rreth 11 mijë votues, por me ankesë të koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme zgjedhjet pas një sërë shkeljesh.

