38 kuti nga 54 të numëruara / Memolla kryeson garën për kryetar të Bashkisë së Rrogozhinës

Ka nisur rreth orës 23:00 numërimi i kutive të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës. Numërimi ka nisur vetëm pasi janë dorëzuar të 54 kutitë e qendrave të votimit ku u mbajtën zgjedhjet këtë të dielë.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin.

Deri tani 38 nga 54 kuti

Edison Memolla 4052

Shkelqim Hoxha 3296

Të pavlefshme 186

Ndërkohë në garë për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës për Partinë Socialiste është Edison Memolla, ndërsa për “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.