Plani për të nxehtin ekstrem, Manastirliu: Mirënjohje ekipeve mjekësore të Njësive të Lëvizshme
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i shprehu sot mirënjohjen ekipeve mjekësore të Njësive të Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në Tiranë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan, Berat, për shërbimin shembullor në këtë javë të të nxehtit ekstrem, në shërbim të qytetarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në zbatim Planin e masave kundër valës së të nxehtit, në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik, Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore dhe Njësinë Mjekësore të Ushtrisë.
Plani i masave për përballimin e valës së të nxehtit përmban: Vendosjen në gatishmëri të nëntë autoambulancave në zonat me fluks të lartë në qendrat e qyteteve për ardhjen në ndihmë të rasteve urgjente.
Gjithashtu në shërbimin parësor, janë në funksion urgjencat pediatrike 24/7 në katër qendra në Tiranë. Ndërsa janë hapur 30 qendra shëndetësore verore në zonat bregdetare dhe malore.


