Wanda Nara rrëfen të vërtetën e “sëmundjes” së rëndë

Wanda Nara rrëfen të vërtetën e “sëmundjes”
Në një letër publike, vetëm pak ditë pasi mediat aluduan se bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara është e sëmurë me leuçemi, vetë prezantuesja argjentinase hedh dritë mbi gjithë ngjarjen:

“Të mërkurën vendosa të bëja një analizë rutinë. Disa vlera rezultuan më të larta dhe vendosa të shtrohesha për të siguruar që analizat do të ishin të qarta. Më pas u transferova në një klinikë më të specializuar.

Si të gjitha mamatë, u përpoqa të fshihja frikën dhe ankthin vetëm për fëmijët e mi. Për fat të keq, një gazetar caktoi një diagnozë të rëndë që unë nuk e kam. Fëmijët kanë folur vetëm me mua dhe nuk janë informuar nga mediat.

Jam ende në shtëpi dhe në protje të rezultateve më të thelluara të profesionistëve. Jam e rrethuar nga njerëzit që më duan dhe gjithçka do ta mbaj sekret për të mbrojtur sa më shumë fëmijët”.