Sulm frontal ndaj Serie A, Ciro Immobile merr ofertën monstruoze

Sulm frontal ndaj Serie A, Ciro Immobile merr ofertën monstruoze
Al Wehda është klub i i radhës që planifikoh të pasurohet me një emër të rëndësishëm nga Serie A.

Lazio mund të humbasë edhe kapitenin e bomberin Ciro Immobile pasi shiti për 40 milionë te Al Hilal mesfushorin Milinkovic Savic.

Tre herë Këpuca e Artë e Serie A po reflekton pasi ditën e sotme është njohur me ofertën zyrtare, 20 milionë euro në sezon për 3 vitet e ardhshme.

Në total 60 milionë për lojtarin por tashmë klubi arab duhet të bindë edhe Lazion që synon 40-50 milionë për sulmuesin kryesor të skuadrës bardhekaltër.