Chelsea bën Pazar në Amerikën e Jugut, zyrtarizon 18-vjeçarin brazilian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2023, 13:09

Merkatoja në Premier League ka hyrë në ditët më të nxehta dhe pas largimeve masive, Chelsea kërkon edhe ta forcojë skuadrën.
Gjatë orëve të fundit, klubi britanik ka mbyllur një marrëveshje për të ardhmen pasi bëhet fjalë për 18-vjeçarin e Santosit, Angelo Gabriel.
Klubi me qëndër në Londër njofton transferimin e talentit të skuadrës braziliane i cili luan kryesisht në krahun e djathtë të mesfushës.
Gabriel u transferua në “Stamford Bridge” për rreth 15 milionë euro, ndërsa Barcelona u tërhoq nga gara gjatë orëve të fundit duke parë këmbënguljen e Todd Boehly.
Chelsea has completed the signing of Brazilian winger Angelo Gabriel from Santos. ✍️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 16, 2023
