Lukaku te Juve? Inter kundërpërgjigjet, firmos me simbolin e bardhezinjve

Juan Cuadrado firmos në mënyrë surprizë me Interin. Kolumbiani që u largua pas 8 viteve nga Juventusi me parametra zero gjatë kësaj vere, ka hedhur firmën në kontratën me zikaltërit ku do të luajë për një sezon.

Lëvizje e papritur në Itali pasi askush nuk e kishte parashikuar, ndërsa Interi "hakmerret" ndaj Juventusit që po tenton të transferojë në Torino, Romelu Lukakun.