André Onana është praktikisht i Manchester United, Interi e humbet përfundimisht

André Onana është praktikisht i Manchester United, Interi e
Portieri kamerunas, André Onana do të bashkohet shumë shpejt me Manchester United pasi Inter dhe klubi anglez kanë gjetur rrugën e mesme për finalizimin e marrëveshjes.

Numri 1 i portës zikaltër do të bashkohet me “Djajë e kuq” për 50 milionë euro dhe gjatë ditëve të ardhshme do të vihet nën urdhrat e trajnerit Erik Ten Hag me të cilin ka punuar te Ajax për shumë vite.

Palët janë dakort për të gjitha detajet e transferimit pasi pjesae e bonueseve është lehtësisht e arritshme. Onana u transferua nga Ajax një vit më parë me kosto zero pasi kontrata e tij kishte mbaruar dhe ky transferim është një plusvalencë e pastër për zikaltërit që kishin nevojë për këtë lëvizje.