Fitoi rreth 3 milionë euro në Wimbledon por Alcaraz mbetet modest. Ja me kë dhe ku jeton
Fitoi 1 vit më parë US Open por nuk ndryshoi dhe do të mbetet i njëjtë edhe pasi rrëzi mitin e Novak Djokovic në Wimbledon ku serbi nuk humbiste ndaj një kundërshtari që prej 10 vitesh.
Carlos Alcaraz është jo vetëm numri 1 bnë fushën e lojës por edhe në atë të modestisë. 20-vjeçari spanjoll vazhdon të jetojë me prindërit në qytezën jugore të Spanjës, Murcia në një apartament me vlerë rreth 200 mijë euro ku ka koleksionuar edhe të 13 trofetë e karrierës së tij.

Në katin e parë të ndërtesës ndodhet një qebaptore ku shpesh herë i riu iberik shkon për të porositur ushqim dhe kjo është një rutinë që e vazhdon, pavarësisht faktit se sot është një nga njerëzit më të famshëm të planetit.

Alcaraz ka arkëtuar edhe rreth 3 milionë euro nga finalja e Wimbledon dhe pothuajse po kaq nga US Open, por ky fakt dhe sukseset e mëparshme nuk e kanë shtyrë të hedhë menjanë modestinë dhe jetën mes njerëzve të thjeshtë.

Mund të jetë një milioner edhe falë kontratave me Louis Vuitton e Calvin Klein por gjithsesi shpesh herë njerëzit e hasin edhe në rrugë dhe në mjetet e transportit publik. Qyteza në jug të Spanjës është vendlindja e Alcaraz, ndërsa në lagjen El Palmar një pikturë gjigande e kampionit më të ri të Wimbledon që pas Boris Becker, të kujton se ky është qyteti i Alcaraz.
Ai i fituar në Wimbledon është titulli i 13 në karrierë, ndërsa gjatë viteve të fundit ka nënshkruar kontrata edhe me gjigandët Nike, Babolat, BMW dhe Rolex.
