“Nuk e duam Lukakun”, tifozët e Juventusit kundër sulmuesit belg dhe Cuadrados (VIDEO)

“Nuk e duam Lukakun”, tifozët e Juventusit kundër
Kryqëzimet e rrezikshme në merkaton e Serie A mes Interit dhe Juventusit ku fillimisht bardhezinjtë flirtuan me Lukakun dhe më pas zikaltërit nënshkruan me Cuadradon, kanë zemëruar tifozët bardhezi të cilët në hyrje të qëndrs stërvitore, kanë ngritur kore kundër belgut.

“Nuk e duam Lukakun”, thirrën disa herë me adresim të qartë kundër sulmuesit 30-vjeçar që ka veshur fanellën e Interit e madje është bërë disa herë protagonist në derbin e Italisë kundër Juventusit.

Kore janë dëgjuar edhe kundër mesfushorit Juan Cuadrado që do të nënshkruajë për një sezon me Interin pas 8 viteve me fanellën bardhezi, ndërsa ata kanë mbështetur Leonardo Bonucci-n e përjashtuar nga klubi në sezonin e fundit të kontratës.