Rashford refuzon PSG dhe rinovon me Manchester United për 436 mijë euro në javë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2023, 11:26
Marcus Rashford është shumë pranë firmës 5-vjeçare me Manchester United duke i mbyllur derën përfundimisht PSG-së. Sulmuesi anglez ka arritur marrëveshjen me klubin e kuq ku do të përfitojë plot 436 mijë euro në javë për 5 vitet e ardhshme.
Bomberi ishullor preferon të vazhdojë me klubin ku u rrit duke mos e tradhëtuar trajnerin Ten Hag që i besoi shumë dhe u shpërblye pasi Rashford e mbylli sezonin me 30 gola në 56 ndeshje të luajtura.
Kontrata aktuale e 25-vjeçarit skadon në vitin 2024 ndërsa në bazë të kushteve të firmës së radhës, ai do të qëndrojë minimalisht deri në vitin 2028.
