Leipzig nuk di të ndalet, tenton edhe yllin e PSG, Xavi Simons

Leipzig nuk di të ndalet, tenton edhe yllin e PSG, Xavi Simons
Leipzig kërkon të ndërtojë një skuadër titulli dhe e ka marrë seriozisht punën për të ndërtuar një skuadër të fortë në Bundesliga.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, është vetëm çështje orësh që klubi gjerman të nënshkruajë me PSG një marrëveshje për huazimin me të drejtë blerjeje të holandezit.

Topi është në këmbët e klubit francez që kërkon të lirohet nga sa më shumë lojtarë për shkak të organikës së tejmbushur me emra që nuk janë në projektet e Luis Erique-s.