Prezantimi spektakolar i Lionel Messit te Inter Miami (FOTO+VIDEO)
As shiu nuk e ndali spektaklin. Numri 10 më i mirë në botë e cilësoi spikeri në stadiumin e Miami-t sulmuesin kampion bote, fituesin e 7 Topave të Artë, Lionel Messi në momentin e prezantimit të tij përpara tifozëve amerikanë.
Evenimenti u shty për disa orë por më në fund u zhvillua në 22:00 të mbrëmjes pas shirave të rrëmbyer që rrezikuan t’i rrëmbenin skenën sulmuesit që u largua nga PSG disa javë më parë.

Një natë që mbajti frymën e Amerikës Veriore ku u hap një kapitull i ri.

Argjentinasi më i njohur i planetit ka vemdosur ta ndihmojë futbollin në SHBA duke nisur aveturën me klubin e David Beckham ku do të përfitojë rreth 60 milionë dollarë në sezon dhe do të mendojë gjithashtu për tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur.

Leo dukshëm i emocionuar për pritjen, falënderoi tifozët e tij të rinj por edhe presidentin e klubit, David Beckham i cili nuk hoqi dorë deri në fund për ta bindur të refuzonte 400 milionë në sezon nga Arabia Saudite.

Ky është momenti kur “legjenda” u prezantua për herë të parë ëprpara mbështetësve të tij të rinj në kryeqëndrën e shtetit të Florida-s.
“DRV PNK Stadium” i veshur i gjithi me ngjyrën rozë shpërtheu në ovacione kur fjalën e mori njeriu më i rëbndësishëm i futbollit gjatë dekadave të fundit.
Lionel Messi:
“Nuk kam asnjë dyshim se do të kalojmë momente shumë të bukura sëbashku. Jam i bindur se na presin momente pozitive”.
Hapi i ardhshëm për Lionel Messin do të jetë nisja e stërvitjes me skuadrën dhe më pas debutimi të premten kundër Cruz Azul në një turne të quajtur League Cup mes skuadrave amerikane dhe atyre meksikane.


Messi do të gjejë në stol një emër të njohur, ish trajnerin e tij Tata Martino i cili duhet të nxjerrë skuadrën nga situata e vështirë ku ndodhet pa fitore në 11 ndeshjet e fundit që tashmë ka nevojë për një mrekulli për të arritur fazën play off.




