Në Paris nuk duan Vlahovic me tre gishtat e "Serbisë së madhe"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2023, 21:43
Në një kohë që Juventusi dhe PSG janë në fazë bisedimesh për transferimin e sulmuesit serb, Dusan Vlahovic në Ligue 1, tifozët parizienë ia bëjnë të qartë se në klubin e tyre nuk ka vend për sjellje nacionaliste.
Në të shkuarën Vlahovic ka ngritur tre gishtat lartë dhe hartën e Serbisë me Kosovën pjesë të saj por te PSG duhet të mendohet mirë.
"Në Paris t'i presim 3 gishtat", shkruajnë ultrasit e PSG në një banderolë të shpalosur pranë klubit. Referencë e qartë për sulmuesin serb.
