Qytetari në konflikt me ndërtuesin e pallatit, i kërkohet të paguajë 50 mijë euro ‘ajër’. Gjyqtarja refuzon t’i japë audiot e seancave
Prej 5 vitesh një shtetas ka kërkuar marrjen e të drejtës në gjykatë për një ambient që ndërtuesi i ka dhënë me metër katror më pak se kontrata e nënshkruar mes tyre. Por jo vetëm kaq, pasi ka shlyer gjymën e shumës sipas marrëveshjes, kompania ka prishur paktin në mënyrë të njëanshme duke mos i njohur asnjë centimetër. Qytetari zgjidhjen e ka kërkuar te drejtësia, por ka sërish ka gjetur zvarritje madje duke i hequr edhe të drejtën e marrjes së audios së seancave
Konflikti me ndërtuesit e pallatit, zvarritja 5-vjeçare e proceseve gjyqësore dhe fshehja e audio seancave të zhvilluara ndër vite bëri që shtetasi me inicile E.Ç. t’i drejtohet Tv Ora News.
Në vitin 2014 ky shtetas porositi një ambient rreth 300m2 në një pallat që po ndërtohej në qendër të Tiranës. Kjo hapësirë përfshinte një zyrë dhe një apartament .
Sipas kontratë blerësi likujdon 50% të vlerës së pronës, ndërsa pjesën tjetër do ta likujdonte kur të merrte çertifikatën e pronësisë.
"Në vitin 2014 porosita një ambjent 300 m2 te një pallat në qendër të Tiranës. Sipas kontratës 50% të shumës e dhash kur pallati ishte në fazë ndërtimi. Pagova rreth 200 mijë euro dhe pjesën tjetër do ta paguaja kur të merrja certifikatën e pronësisë. Unë kisha një kopje të projektit të pallatit dhe të pronës që do të merrja. Por teksa pallati po ndërtohej, pashë që projekti po ndryshohej shumë. Fillimisht nga tre kate nën tokë, u bënë 5. Pra dy kate pa leje. Kjo solli si pasojë edhe zvogëlimin e lartësisë së banesës nga 2.9 m në 2.5m. Në mes të zyrës time u vunë trarë 35 cm që nuk ishin në projektin fillestar. Por këto nuk ishin shkeljet e vetme," thotë ai.
Qytetari u shpreh se sipas kontratës ai duhet të paguante 47m2 sipërfaqe të përbashkët, por matjet në terren treguan se kjo sipërfaqe është disa herë më e vogël.
"Sipas kontratës më duhet të paguaja 47m2 sipërfaqe të përbashkët. Por sipas ekspertëve sipërfaqja e përbashkët ishte shumë më pak çka do të thotë se unë duhet të paguja rreth 50 mijë euro ajër, dmth për diçka që nuk ekzistonte. Pasi kam folur me ndërtuesit jo vetëm që nuk i morën parasysh kërkesat e mija por pronën time ja kanë shitur personave të tjerë. Kjo bëri që unë të nisja një proces gjyqësor në 2018. Ky proces po zvarritet sepse edhe pas 6 vitesh bnë Gjykatë ende jemi në seancën përgatitore," thotë ai.
Sipas kodit të procedurës civile palët në proces mund të marrin audion e seancave gjyqësore të zhvilluara, por gjyqtarja Fatime Decolli refuzon dhënien e audiove edhe pse janë bëre disa kërkesa të përsëritura.
Qytetari: Nuk e kanë sjellë akoma?
Gjyqtarja: Jo!
E vendosur në pozitë të vështirë, edhe kryesekretarja nuk ka asnjë koment se përse gjyqtarja nuk i vendos në dispozicion qytetarit audiot e seancave të zhvilluara.
Qytetari: Kam një vit e gjysmë, dy vite gati që kërkoj seancat. Kemi 20 data që ja kemi kërkuar , i kemi dokumentuar të dorëzuara në sekretari dhe asnjë përgjigje. Nëse një gjyqtar lajthit dhe nuk do tja dijë për procedurën si i bëhet, si vepron Gjykata në këtë rast?
Gjyqtarja ka arsye të forta se pse pse s'do ti japë ato audio sepse e di çfarë ka bërë në ato seanca.
Tv Ora News ka arritur të sigurojë audion e një seance dhe në ditët në vijim do të publikojmë atë që ndodh pas dyerve të gjykatës.
