Zyrtare, Inter blen mbrojtësin e Lazios, kontratë deri në vitin 2025
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2023, 21:52

Interi ka aplikuar klauzolën që e lejon të blejë përfundimisht kartonin e mbrojtësit 34-vjeçar, Francesco Acerbi.
I huazuar te zikaltërit gjatë sezonit të fundit, shtatlarti i Lazios u bë titullar në formacionin e Inzaghit dhe Interi ka ushtruar të drejtën për të blerë kartonin e tij me vlerë 4 milionë euro.
Lajmin e bën të ditur vetë klubi zikaltër që thekson se Acerbi zhvilloi një sezon shumë pozitiv me 49 ndeshje të luajtura. Gjatë sezonit të kaluar, ai la në stol edhe një emër me peshë si De Vrij, i cili e ndoqi skuadrën si spektator në pjesën më të madhe të përballjeve.
