Partizani bën ndryshime të rëndësishme në portë, Rexhepi ia lë vendin njohjes së vjetër të Superiores

Partizani bën ndryshime të rëndësishme në portë,
Ka ndryshime në portën e Partizanit ku Bekim Rexhepi duket se nuk ka bindur trajnerin Zoran Zekic gjatë ditëve të “zborit" përpara ndeshjeve europiane.

Transferimi i Qirkos nga Teuta nuk është i përkohshëm pasi të kuqtë kanë blerë kartonin e gardianit që do të jetë zgjedhje e parë në Europë dhe kampionat ndërsa Rexhepi është larguar përfundimisht.

Klubi kryeqytetas bën me dije përmes faqes zyrtare në “Facebook” se është ndërprerë bashkëpunimi me portierin pavarësisht se u afrua në skuadër për të siguruar katërkëndëshin edhe në të ardhmen. Në këtë mënyrë, kampionët e Shqipërisë kanë vendosur t’ia besojnë portën Qirkos.