E papritur për Al Nassr, federata arabe mund t’i bllokojë merkaton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2023, 13:51
Kur bëhet fjalë për të respektuar rregullat edhe një klub me mbështetje shtetërore si Al Nassr duhet t’i respektojë.
Gjatë orëve të fundit, mediat shkruajnë për lëvizjet e federatës saudite, e cila mund të bllokojë merkaton e klubit ku luan Cristiano Ronaldo, pasi dyshohet se janë shkelur rregullat përsa i përket tavanit të pagave.
Nuk ka ende asgjë konkrete por dyshohet që dështimi i marrëveshjes për Hakim Ziyech lidhet pikërisht me bllokimin e merkatos së klubit ku është transferuar tashmë Marcelo Brozovic.
