Bayerni ngulmon për Harry Kane, oferta e radhës është 100 milionë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2023, 20:49
Bayern Munich kërkon të transferojë me çdo kusht Harry Kane gjatë kësaj vere. Skuadra bavareze po has rezistencë nga skuadra e Tottenham, që ka refuzuar çdo ofertë deri më tani.
Bayerni e nisi me një ofertë prej 70 milionë euro, ndërkohë së fundmi është gati që ta çojë deri në 100 milionë euro. Në rast se do të refuzohet sërish nga Tottenhami, atëherë klubi gjerman do të përqendrohet në të tjera synime si Victor Osimhen apo Dusan Vlahovic.
Gjithsesi në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të reja në Mynih, ku po projektohet skuadra për sezonin e ri