Kylian Mbappe bëhet çështje te PSG, sulmuesi i “ndarë” në shtëpinë e PSG

Presidenti Nasser Al Khelaifi i dha ultimatum për të marrë një vendim deri në 31 korrik, në të kundërt do të nxjerrë në shitje dhe ai qëndrim ka sjellë acarin në qëndrë stërvitore të PSG.
Real Madrid po e vëzhgon situatën si spektator nga larg por në shkallë është ulur edhe Liverpool. PSG e cilëson jokorrekte sjelljen e lojtarit që publikoi letrën ku i bëri me dije klubit se nuk do të rinovonte, pasi në këtë mënyrë, pretendentët mund të presin deri vitin tjetër për ta transferuar falas tashmë që janë në dijeni të vendimit të lojtarit.
Dëmi mund të jetë 200 milionë euro minimalisht, pasi kjo është shuma që pretendon PSG nga kartoni i lojtarit, por llogaritur këtu edhe pagën e mundshme që do të përfitojë Mbappe dhe që shkon deri në 100 milionë, ky dëm mund të jetë edhe më i madh për arkën e klubit parizien që pretendon minimalisht edhe një sezon rinovim me sulmuesin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024, saktësisht në 30 qershor.
