Nga Partizani te Lokomotiva e Zagrebit, talenti i kuq bën hapin e madh

Nga Partizani te Lokomotiva e Zagrebit, talenti i kuq bën hapin e madh
Klevis Dragaj ka nënshkruar me një nga klubet më të njohur të Kroacisë, Lokomotiva e Zagrebit, e njohur si një nga "trampolinat" më të rëndësishme drejt futbollit europian. Sulmuesi i Partizanit është aktivizuar me U21 dhe tashmë do të ketë mundësi të luajë në elitën e Kroacisë.

Lokomotiva ka zyrtarizuar transferimin e të riut të cilin e konsideron një sulmues race, teksa në zyrtarizmin e tij, klubi ka publikuar edhe statistikat që Dragaj ka me Partizanin U21.

“Nga Shqipëria mbërriti një sulmues i ri, Klevis Dragaj. Klevisi është 20 vjeç dhe është një sulmues race. Ai luajti me Partizanin në Shqipëri dhe shënoi 10 gola në 13 ndeshje me skuadrën U21”, shkruan klubi kroat.