Shqiponja dhe flamuri kuqezi në vend të shkrimeve ofenduese, inisiativa e rrallë e TKZ
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2023, 08:07
Tifozët Kuq e Zi kanë ndërmarrë një inisiativë të veçantë për të zëvendësuar të gjitha shkrimet ofenduese ndaj shqiptarëve ne rivierën e jugut.
Duke nisur që nga Llogaraja e deri në Sarandë, të gjitha muret ku sulmohen shqiptarët apo identiteti shqiptar do të zëvendësohen me simbole kombëtare.
Puna ka nisur nga Ballkoni i Llogarasë ku është pikturuar flamuri gjigand. Sipas TKZ, inisiativa është mbështetur financiarisht nga shqiptarët me banim në Zvicër.



