E KRYER/ Granit Xhaka te “Aspirinat” për 25 milionë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2023, 14:24

Granit Xhaka iu nënshtrua testeve mjekësore në qytetin e Koln-it përpara firmës me Bayern Leverkusen ku transferohet nga Arsenali për rreth 25 milionë euro.
Nuk ka më dyshime për të ardhmen e lojtarit me origjinë shqiptare, i cili ka mbyllur një kapitull të gjatë dhe të suksesshëm në Premier League për t’u rithyer në Bundesliga nga ku u largua disa vite më parë.
Arsenal pritet ta zëvendësojë mesfushorin e Zvicrës me anglezin Declan Rice, i cili do të transferohet te “Topçinjtë” për 130 milionë euro. Xhaka u aktivizua për 7 sezone me fanellën e Arsenalit ku shënoi 23 gola dhe dha 29 asiste në 297 ndeshje.
